Lajme

Pacolli i dërgon letër urimi Mauritius-it, i bën thirrje që ta njoh Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 11 March 2018

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër urimi përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Mauritius-it, duke i shprehur urimet më të sinqerta, me rastin e shënimit të pesëdhjetë vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorit të Republikës.

Nëpërmjet kësaj letre, ministri i Jashtëm, Pacolli, i ka bërë edhe njëherë thirrje udhëheqësve të këtij shteti, që ta ri-shqyrtojnë njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

“Përderisa ju shënoni vitin jubilar të 50 vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorin e Republikës, shfrytëzoj këtë rast për t’iu dërguar në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës urimet tona më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie për vendin dhe popullin tuaj. Le të shërbejë viti jubilar i 50 vjetorit të Pavarësisë tuaj dhe i dhjetë vjetorit të Pavarësisë tonë si një pikënisje për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve, e cila do të fillonte me njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.”, është shprehur kryediplomati kosovar Pacolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera