Lajme

Pacolli benë bashkë Thaçin, Haradinajn e ambasadoret në konakun e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 10 December 2019

Presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri në detyre, Ramush Haradianj, ambasadoret, dhe shefat e misioneve diplomatik u tubuan mbrëmjen e së hënës në njërin nga hotelet e Ministri në detyre të Punëve të Jashtëm, Behxhet Pacolli.

E Pacolli në një postim në llogarinë e tij në facebook ka thënë se ky ishte një takim përshëndetës i fundivitit, shkruan Gazeta inFokus.

“Mbrëmë në një atmosferë festive pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës, për një takim përshëndetës të fundvitit. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Pacolli ka thënë se ka falënderuar të gjithë ambasadorët dhe shefate misioneve diplomatike për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në këtë vit duke shpresuar që kjo mbështetje nuk do të mungojë asnjëherë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera