Lajme

Pacolli bashkon wikipedianët, mbledh qindra artikuj dhe fotografi për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 04 February 2018

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli me iniciativen dhe  mbështetjen e organizimin nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë këtij vikendi në Prishtinë ka mbledhur dhjetëra wikipedianvullnetarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ndërkohë që vikendin tjetër do të ketë edhe nga Evropa për ta pasuruar enciklopedinë e lirë wikipedia me artikuj dhe fotografi mbi Kosovën.

MPJ njofton se ky aktivitet, është organizuar me rastin e shënimit të vitit jubilar të 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që synohet që të vazhdojë tështrihet në gjithë Kosovën, duke përfshirë vullnetarë të ri dhe kreativ.

“Wikipedianët vullnetarë nëpërmjet Wiki-Academy Kosovo 2018, vetëm gjatë këtij vikendi  kanë pasuruar enciklopedinëWikipedia me qindra artikujt dhe fotografi, ndërkohë që po aq pritet të shtohen edhe gjatë ditëve të ardhshme të punës dhe brenda dy punëtorive tëradhës, që do të mbahen në vikendin e ardhshëm, respektivisht datat 10, 11 Shkurt 2018, në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK).

-Advertisement-

Që nga ditët e para të pranimit të mandatit tim si Ministër i Jashtëm, përmirësimin e imazhit të vendit tonë e kam vënë njërin nga prioritet kryesore të politikës së jashtme. E kam nisur fillimisht me garën për përzgjedhjen e fotografive më të mira për promovimin e Kosovës, që tani për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë do të ekspozohen në Ambasadat e Kosovës gjithandej nëpër botë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, ideja e Pacollit është për pasurimin e ëikipedias me artikuj dhe fotografi, që aq shumë mungojnë për vendin tonë tashmë është realitet. Për këtë qëllim, Ministria, që unë drejtoj bashkoi gjatë këtij vikendi dhe do të ri-bashkojë gjatë vikendit të ardhshëm në Prishtinë, ëikipedianët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Evropa në punëtorinë Ëiki-Academy Kosovo 2018. Një ide fantastike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

I pari i MPJ-së thotë se impresionohet nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjve tanë për të punuar në këtë drejtim.

“ Unë dua, që së bashku me Ju të orientojmë dhe edukojmë gjeneratat e reja për ndërtimin e një Kosove të re, ku shoqëria e jonë nuk është vetëm konsumuese e informacionit për vendin tonë, por prodhuese e tij.Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’i promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota”, është shprehur ai” ka thënë Pacolli.

Në fund theksohet se enciklopedia e lirë në gjuhën shqipe Wikipedia renditet në vendin e 71 dhe ka rreth 72 mijë artikuj, ndërkohë që gjuhët e vendeve të tjera të rajonit janë shumë më lartë në renditjen e kësaj liste dhe shumë më të pasura.

Në linkun e mëposhtëm i gjeni pamjet video dhe deklaratat në lidhje me këtë aktivitet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera