Lajme

Pacolli: Bashkimi me familjen e madhe Rugoviane, na jep më shumë fuqi

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 03 June 2017

Sot në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Vushtrrisë.

I përcjellur me brohoritje të shumta Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se pas 10 viteve në politikën kosovare, tash edhe shpirtërisht e përjeton një situatë krejtësisht tjetër duke besuar kështu në ndryshimet politike që e presin Kosovën. “Do të ndodhë diçka e re që do ta drejtojë Kosovën nga civilizimi dhe prosperiteti. Jam i lumtur që jemi bashkuar me familjen e madhe Rugoviane, kjo na jep edhe më shumë fuqi që të gjithë se bashku të punojmë për një Kosovë dinjitoze.

Pacolli para vushtrriasve ka thënë se Avdullah Hoti është njeri i dijës, qytetarëuar, me tradita familjare dhe që meriton respekt, duke shprehur kështu mbështetjen e Aleancës Kosova e Re për kryeministrin e ardhëm të Kosovës, Avdullah Hotin.

-Advertisement-

“Gjatë punës sonë të përbashkët unë jam bindur se synimi juaj është zhvillimi i Kosovës, mirëqenia e qytetarëve dhe ardhmëria e ndritshme e rinisë tonë të mrekullueshme. Ne do t’ju japim mundësi të rinjve tanë që të tregojnë për idetë e tyre, të cilat ne do t’i mbështesim edhe financiarisht”, ka thënë presidenti Pacolli .

Presidenti i AKR-së ka shtuar se koalicioni i shpresës do ta krijoje një shoqëri, ku nuk do të ketë vend për zhvatësit. “Koha e presioneve dhe udhëheqjeve me forcë e shantazh ka kaluar, tash është koha për njerëzit që do ta ndërtojnë Kosovën e që do ta zhvillojnë ekonomikisht. Ne jemi bashkuar sot dhe së bashku jemi edhe më të fortë”, ka shtuar numri një i AKR-së, duke ju bërë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që me datë 11 qershor ta votojnë koalicionin e së ardhmes .

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti tha se koalicioni i shpresës është koalicion i fitores pa asnjë diskutim. “Do ta sigurojmë një shtet të së drejtës dhe do ta kemi një sistem shëndetësor dinjitoz. Kërkoj mbështetjen nga ju për ta çuar ne vend amanetin e Presidentit Rugova dhe ta anëtarësojmë Kosovën në BE”, ka thënë ndër të tjera kandidati për kryeministër Avdullah Hoti. Më pas ai ka prezantuar edhe kandidatët e koalicionit për deputetë, në mesin e të cilëve është prezantuar edhe Arta Haxhaj, kandidate e cila vjen nga rajoni i Vushtrrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera