Pacolli: Ato që po i thotë Grenell, unë i kam thënë prej 2004’ës
Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 24 January 2020
Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka komentuar mesazhet që po i jep i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, të cilat lidhen me ekonominë dhe rritjen e vendeve të punës.
Thotë se ndihet i nderuar që s’është i vetëm në këtë aspekt, pasi sipas tij, të njëjtat mesazhe i ka dhënë prej vitit 2004 dhe ka punuar rreth kësaj teme.
“Po e shohim që në të gjithë mesazhet e Ambasadorit amerikan Grenell, të Dërguarit Presidencial për dialogun, fjala kyçe është ekonomia. T’i japim të ardhme të rinjve; vende pune; zgjidhjet do vijnë nga ekonomia; duhet të dëgjojmë komunitetin e biznesit! Etj. Kjo që thotë Ambasadori, në vijën e mësimeve të Presidentit Trump për zgjidhjen e konfliktit nuk është zbulim i madh. Është eksperienca e përbotshme e post konflikteve që e afirmon këtë. Mësimet e kësaj eksperiencës janë para nesh! Kjo ndodh ndërsa ne të pushtuar nga polemika ndërshqiptare shterp jemi të verbër dhe të shurdhër për t’ i kuptuar këto mësime”, shkruan Pacolli.
Pacolli, në postimin e tij në Facebook thotë se “Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to”.
“Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre! Shpresoj se ka shumë mes nesh që do dalin nga kllapia e demagogëve të rrejshëm që e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të sotmen e tyre me retorikë lufte dhe do punojnë të ndriçuar nga të vërteta të thjeshta si këto! Ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse s’ veprojmë në kohë! Kemi humbur kohë, por të mos humbim as miqtë që na ndihmuan atëherë dhe sot! Më mirë vonë se kurrë!”, përfundon Pacolli.
Të tjera
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...