Pacolli: Asociacioni do të bëhet, Qeveria e di, është mirë që Kurti ta informojë Parlamentin
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 17 March 2024
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë i kujdesshëm në raport me ndërkombëtarët. Duke përmendur rastin e pronave te Manastiri i Deçanit, Pacolli tha se Qeveria duhet t’i përfundojë obligimet e saj pa bërë show.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës u shpreeh i bindur se implementimi i obligimeve e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga dialogu.
Kreu i AKR-së konsideron se vonesat në implementimin e Asociacionit janë humbje kohe për Kosovën. Ai tha se këto vonesa po shkaktojnë presion e dëm ndaj vendit.
“Unë do ta rekomandoja Qeverinë e Kosovës të jetë e kujdesshme. Nëse e ka ndërmend të implementojë diçka, siç ka ndodh me Deçanin, ta bëj atë, pa polemika, pa hyrë në këtë… në situata të palakmueshme, e që e vënë Kosovën në situatë që është tani në relacion me ndërkombëtaret. Unë besoj që Qeveria duhet ta di vetë çka duhet të bëjë dhe nëse është ndonjë obligim që ka ndërmend ta bëj, ta bëj menjëherë, e jo mbas një show që po më duket është i panevojshëm. Dhe çdo refuzim i implementimit të Asociacionit, gjithmonë po e them në limitet e kushtetutës së Kosovës, është një humbje kohe edhe për ne, edhe për Kosovën, se po e shihni kur Kosova nuk implementon diçka, atëherë koha zgjatet e presioni gjithmonë është i vazhdueshëm mbi Kosovën. Dhe krejt ky presion që bëhet mbi një shtet të vogël, në një shtet aq të dijshëm si Kosova nuk është mirë”, tha Pacolli për Ekonomia Online.
Pacolli pati kritika edhe për mundësinë e “fshehjes” së pranimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë. Tha se implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk e pengon askush.
“Unë besoj që Qeveria ka vendosur për këtë dhe Qeveria do ta bëjë këtë Qeveria është prapë pa kurrfarë nevoje duke kërkuar si të ia lë emrin Asociacionit. Do të bëhet se Qeveria e di këtë dhe është mirë që zoti Kurti të vijë ta informojë Parlamentin për veprimet e tij dhe ta bëjë atë. Unë nuk besoj që dikush e barrikadon, dikush e pengon z. Kurti në implementimin e marrëveshjeve, gjegjësisht obligimeve që janë aty. Mirëpo Kurti barrikadohet, kritikohet edhe bojkotohet në Parlament nëse ai pa kurrfarë paralajmërimi, pa kurrfarë diskutimi, pa e diskutuar me opozitën, ai bën veprime. I bën veprimet dhe tani vjen edhe arsyetohet”, tha tutje ai.
Ish-zëvendëskryeministri beson se me implementimin e Asociacionit mund të përfundojë saga e dialogut me Serbinë. Shpreh bindjem se implementimi i këtyre obligimeve, e nxjerr Kosovën dinjitetshëm nga Dialogu.
“Unë nuk besoj që tani do të ndodh një ndonjë mrekulli pas vizitës së Escobarit, por sigurisht do t’i bëjnë presion Kosovës që të implementojë disa obligime të cilat janë aty, si p.sh ajo që ndodhi në Deçan dhe sigurisht për Asociacionin. Dhe me implementimin e këtyre obligimeve, Kosova është e përgatitur për ta kryer edhe dialogun dinjitetshëm”, u shpreh Pacolli.
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...