Lajme

Pacolli: AKR e gatshme për zgjedhjet e 11 qershorit

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 13 May 2017

Kryesia e Aleancës Kosova e Re (AKR) të shtunën mbajti mbledhjen e saj të radhës, me ç`rast u diskutua për çështjet organizative brenda partisë, si dhe për përgatitjet e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në këtë mbledhje Kryesia e AKR-së diskutoi kryesisht për përgatitjet logjistike dhe angazhimin e të gjitha degëve në këtë proces zgjedhor.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave të partisë për fuqizimin e rolit të AKR-së, si dhe rolit të strukturave të saj në Kosovë.

-Advertisement-

Kryesia e Aleancës Kosova e Re, me të gjitha votat për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e autorizoi presidentin e partisë Behgjet Pacolli për t`i vlerësuar ofertat aktuale të cilat vijnë nga subjektet tjera politike.

Aleanca Kosova e Re është më unike se asnjëherë më parë dhe ka për qëllim që përmes zgjedhjeve të 11 qershorit, ta ndryshojë vendin, ta zhvillojë Kosovën ekonomikisht, të krijojë perspektivë për rininë si dhe të krijojë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës, thuhet në komunikatën e AKR-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera