Lajme

Pacientja nga Pulmologjia: Këta mjekë e meritojnë një buqetë me lule çdo ditë

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 06 September 2021

Qytetarja nga Prishtina, përfundoi me oksigjenoterapi në Klinikën e Pulmologjisë pasi u infektua me COVID-19.

Në një intervistë në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus, kjo qytetare ka treguar për simptomat që pati dhe si përfundoj në spital.

“Simptomat e para i kam pasë temperaturë, gërrq, në bark, fyti vjellje, kryt, të gjitha këto, për dy orë e kam vërejt veten që është COVID. Si e kam përfundu drekën kam pi qajin një gotë ujë të ftoftë ma vonë dhe e vërejta që s’jam në rregull dhe menjëherë jam izolu”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Derisa pacientja është shprehur tejet e kënaqur me kushtet në Klinikë dhe trajtimin që po i bëhet nga profesionistët shëndetësorë.

“Këta e meritojnë nga një buqetë me lule, çdo motër çdo ditë nga një buqetë me lule është pak dhe paga që e marrin është shumë e vogël në krahasim me punën që e kryejnë”, ka thënë ajo nga QKUK-ja.

Në linkun në vazhdim mund të ndiqni emisionin e plotë./Gazeta Infokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera