Lajme

Pacienti i parë me Covid-19, OBSh nis kërkimet në Kinë

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 22 February 2021

Një raport paraprak nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbi origjinën e koronavirusit do të rekomandojë një kërkim më të gjerë për kontaktet e pacientit të parë të njohur me COVID-19 në Wuhan, Kinë, si dhe një zinxhir furnizimi për gati 10 tregtarë të produkteve deti në tregun e Huanan, të cilët besohet të kenë rol në përhapjen e hershme të sëmundjes në fund të vitit 2019.

Hetues të njohur me draft-raportin e OBSH’së bënë të ditur për CNN, se shkencëtarëve kinezë iu janë nevojitur shumë muaj për të kryer punën fillestare hetimore mbi origjinën e virusit.

Ata thonë se është e habitshme dhe e pabesueshme që shkencëtarët kinezë nuk e kishin kryer tashmë punën.Rekomandimet e komisionit do të adresojnë, ndër të tjera, dy linja kryesore të hetimit, thonë hetuesit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera