Pacientët vazhdojnë t’i blejnë barnat vetë, në spitale s’ka as vitaminë C
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 09 March 2021
Familjarëve të pacientëve me COVID-19, të cilët janë të shtrirë në klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), vazhdimisht u kërkohet që të blejnë ilaçet për trajtimin nga koronavirusi.
Samir Fejziu, nëna e të cilit është e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pavarësisht se është thënë që kjo klinikë ka medikamentet e duhura, ata po detyrohen që të blejnë ilaçet që mungojnë.
“E kam nënën këtu, është post-COVID. Me COVID-19 e kam pas edhe babanë dhe nënën, e na ka kushtuar (shërimi) shumë. Në fillim nga gjashtë infuzione, disa i kanë pasur, por shumicën nuk i kanë pasur, është dashur të blihen”, tregon Fejziu.
Në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht po trajtohen rreth 25 pacientë të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Rifat Aliu, nga fshati Qylagë në Komunën e Lipjanit, thotë se nuk e di se cilat medikamente i ofron kjo klinikë, por siç shprehet ai, vazhdimisht ka kërkesa nga personeli shëndetësor, që të blihen barna.
“Unë nuk jam profesionist që t’ua di emrat medikamenteve, por shumicën i blejmë vetë. Nuk e di këtu çka ka, veç këtyre infuzioneve që i japin, të tjera barna nuk e di çka ka”, shprehet ai.
Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë fundjavës, ka pasur mungesë të disa barnave, përfshirë edhe të vitaminës C.
“Do të thotë, vetëm vitamina C ampula nuk ka. Ciprofloxacin (antibiotik që përdoret për një sërë infeksionesh bakteriale) deri të premten nuk ka pasur. Të premten ka ardhur, por zëvendësuesi i tij ka qenë”, tha Hoxha.
Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, shpjegoi për Radion Evropa e Lirë se shumë barna që përdoren kundër koronavirusit, spitalet i kanë.
“Sa i përket barnave anti-COVID, me përjashtim të atyre barnave që kam deklaruar edhe më herët, të tjerat janë. Disa vitamina në formë tablete nuk ka pasur ofertues asnjëherë nga asnjë kompani. Pra, nuk kanë sjellë oferta. Ndërkaq, në forma të ampulave të vitaminave, atyre që vendosen në infuzione, janë të disponueshme”, tha Krasniqi.
“Po ashtu, edhe barnat anti-virale janë. Remdesiviri nuk është arritur të sigurohet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Favipiravirin dhe të tjerat i kemi. Ciprofloxacin kemi marr një donacion të vogël, derisa të lidhet kontrata, pasi që e dini që është në organin shqyrtues në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit), për shkak të ankesave të kompanive lidhur me këto procedura. Në ndërkohë, barnat e tjera i kemi në dispozicion”, shtoi ai.
Sa i përket spitaleve rajonale, ai i Prizrenit “Prim.Dr.Daut Mustafa”, sipas drejtuesve të SHSKUK-së, është më i ngarkuari me pacientë me koronavirus.
Zyrtari për informim në këtë spital, Shefajet Berisha, as nuk e ka mohuar e as pohuar se ka mungesë të ilaçeve për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19.
“Ne si spital bëjmë kërkesa të vazhdueshme nga kërkesat që vijnë prej shefave të njësive për barna dhe shërbime dhe ato kërkesa, ne në mënyrë të përhershme i përcjellim në SHSKUK. Pastaj varet prej kompanive që bëjnë furnizimin përmes barnatoreve qendrore të SHSKUK-së”, tha Berisha.
Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj të vaksinës kundër koronavirusit.
Vaksinën e AstraZenecas dhe Oxford-it, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.
Të tjera
-
Humb jetën tragjikisht në vend të punës kosovari në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur j...
-
E quan ish anëtare të partisë, Manxhuka i reagon Von Cramon për akuzat se po kufizojnë lirinë e shprehjes
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Raportueses ...
-
“Vajzat e gratë në hapësirat e UP-së nuk janë të sigurta”, vendosen jastëk para Rektoratit të UP’së
Organizata “QIKA” ka vendosur disa jastëk para Rektoratit të Universitetit të...
-
Seanca për tenderët “sekretë”, Rrustemi i VV-së: Qeveria Kurti s’ka ministra të korruptuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se në kontratat një...
-
Ish-kancelari gjerman ofrohet si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi: Ja sesi mund ta bind Putin-in
Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është ofruar si ndërmjetës për t’i dh...
-
Vra*ja e rëndë në Kolovicë: Ndalohet edhe njëri prej të plagos*rve që po trajtohej në QKUK
Prishtina u trondit të martën nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites ...
-
Përfaqësues të biznesit amerikan takohen me presidentin kinez
Presidenti kinez Xi Jinping u takua me përfaqësues të qarqeve amerikane të bi...
-
Ish-policit në Zubin Potok i konfiskohet ar*ma dhe disa pjesë të uniformës
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zubin Potok, ish-pjesëtar i...
-
Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euro...
-
Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Bet...
-
AMMK: Gjendje e rëndë e ajrit në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka thewksuar se të mërkurën cil...
-
Franca padit adoleshenten myslimane që dyshohet se gënjeu se është goditur nga mësuesja e saj
Shteti francez do të ngrejë një padi kundër një adoleshenteje muslimane, e ci...