Lajme

Pacientë me COVID-19 po trajtohen edhe në spitalet rajonale, ato s’kanë mjaftueshëm staf

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 03 July 2020

Përveç Klinikës Infektive, rastet me Covid-19 po vazhdojnë të trajtohen edhe në Spitalet regjionale në Kosovë.

Në spitalin e Komunës së Gjakovës, në repartin e Infektives, janë duke u trajtuar 12 pacientë. Por, në këtë komunë pozitiv me Covid-19 ka rezultuar infektologu i vetëm që ishte duke punuar, gjë për të cilën edhe ka shkaktuar probleme për stafin e këtij spitali.

Por për dallim nga Gjakova, në spitalin e Pejës situata është më e mirë.

-Advertisement-

Drejtori i këtij spitali thotë se janë duke e menaxhuar situatën mirë dhe se janë duke bashkëpunuar me stafin mjekësor të klinikave brenda këtij spitali.

Gjatë së premtes, në QKUK janë trajtuar 141 raste me Covid-19.

Vetëm në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 112 pacientë, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë, 20 pacientë si dhe 9 pacientë në mjekësinë sportive – njësia intensive.

Raportit të Klinikës Infektive, në repartin e Mjekimit Intensiv të Infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë ka thënë se qytetarët duhet të vetëdijesohen e të kuptojnë se situata me koronavirusin është alarmante, raporton KOHA.

QKUK-ja ka njoftuar se tash edhe objekti i ri i Pediatrisë në Mitrovicë do të shfrytëzohet për pacientët e dyshuar dhe diagnostikuar me Covid-19.

Deri tash në Kosovë janë konfirmuar me Covid-19, 3 mijë e 62 raste, prej tyre 1 mijë e 707 janë shëruar, e 55 persona kanë vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera