Lajme

Paçarizi: Veprimi i Ramës për draftin e Asociacionit është absurd, atë e bën ekipi menaxhues i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 08 June 2023

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se zgjedhjet në veri duhej mbajtur, pasi sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk bëhet pa zgjedhje dhe pa pjesëmarrjen e qytetarëve atje.

Ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk i dëgjoi amerikanët, kur sipas tij, i thanë që ta bëjë draftin e statutit të Asociacionit para marrëveshjes së Brukselit.

“Si pasojë e mos-koordinimit me amerikanët u detyrua të shkojë në Bruksel dhe të pranojë marrëveshje të cilës tash po ia sheh sherrin. E pranoi edhe Asociacionin dhe të gjitha marrëveshjet paraprake dhe erdhi në situatën kur krijohet një konflikt sërish për shkak të mos-koordinimit me amerikanët dhe tash e nxjerr situatën sikur problemi është Asociacioni”.

-Advertisement-

“Nuk është fare e vërtetë që problemi është Asociacioni. Prandaj, pajtohem që veprimi i Edi Ramës është absurd sepse problemi nuk është drafti i Asociacionit”, tha Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se nuk e paragjykon draftin e Ramës, pasi tha se nuk e di përmbajtjen, por proceduralisht sipas tij, është i kundërshtueshëm sepse draftin e bën një ekip menaxhues i Kosovës.

“Problemi tash është se BE-ja dhe ShBA-ja po i thonë Kosovës që t’i tërheq njësitet speciale dhe t’i largojë ata kryetarë nga zyrat sepse s’janë kryetarë, nuk përfaqësojnë asgjë dhe nuk do ta bëjnë asnjë punë në ato zyra”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera