Lajme

Paçarizi: Sulmi ndaj Klan Kosovës, sinjal i qeverisë për mediat tjera

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 31 July 2023

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë që qeveria me sulmin ndaj Klan Kosovës po përpiqet të dërgojë sinjale për krejt mediat tjera që të mos e kritikojnë atë.

“Këtu fatkeqësisht po sulmohet një medium dhe përmes këtij mediumi pushteti po përpiqet që të dërgojë sinjale te mediat tjera se duhet të rrinë urtë, se nuk duhet të jenë kritikë ndaj qeverisë”, ka thënë Paçarizi për Klan Kosovën.

“Edhe këtu i kam dilemat e mia, sepse nuk mendoj që Klan Kosova ka qenë një medium që ka qenë ekskluzivisht kritik ndaj qeverisë. Media në Kosovë e ka lujtë rolin që duhet ta luajë media në Kosovë. Ka qenë gjithmonë opozitare, ka qenë opozitare edhe kur ka qenë në pushtet Partia Demokratike, edhe kur ka qenë Lidhja Demokratike, edhe kur ka qenë Aleanca për Ardhmërinë, edhe kur ka qenë Nisma, e nuk ka se si të mos jetë opozitare edhe tash sepse kanë ndërruar pushtetet. Pra, media vazhdon ta bëjë punën e saj”.

-Advertisement-

Paçarizi tha se media e ka për detyrë të raportojë, dhe nëse qeveria e merr raportimin për kritikë, atëherë problemi është te këta të fundit.

“Media duhet të raportojë, jo të kritikojë. Dhe nëse një pushtet i caktum e llogarit raportimin si kritikë, atëherë problemi nuk është më te media – në fakt, është vlerësim për mediat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera