Lajme

Paçarizi: Problemi kryesor mes VV-së dhe LDK-së është vendimi i ngutshëm për 12 ministri në Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 02 December 2019

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se edhe pse qytetarët e Kosovës kanë pritur diçka kualitative prap po zhgënjehen.

Ai ka theksuar se janë duke u përsëritur pamjet që dikurë partnerët e koalicionit diskutonin për ndarjen e resorëve, shkruan gazeta inFokus.

“Thuhej se gjithçka është gati, por pas deklarimeve të sotme po vërehet kontradiktë e thellë. Fatkeqësisht po përsëritet pamjet e mëhershme kur partnerët e koalicionit e harxhonin duke diskutuar për ndarjen e resorëve. Qytetarët kanë pritur diçka kualitative por duket se po zhgënjehen”,ka thënë Paçarizi.

-Advertisement-

Ai tutje ka shtuar se problemi kryesorë është ndarja e 12 ministrive.

“Telashi kryesor është vendimi i ngutshëm për vetëm 12 ministri kur dihet se këto dy parti e kanë pasur patjetër që dy t’i rezervojnë për pakicat dhe në “pazar” kanë mbetur edhe dhjetë. Është veprim populist se ‘ne i mbajmë premtimet e fushatës’”, ka thënë Paçarizi, njofton Klan Kosova, transmeton gazeta inFokus.

Nuk përfitohet shumë, janë më pak ministra, por nuk ka më pak administratë. Më mirë do të ishte të ishin 15-16 ministri dhe jo të përgjysmohet numri.

Paçarizi në Info Magazine ka thënë se simbolikisht LDK do të duhej ta kishte një ministri më shumë.

“Pastaj i bie 6:4 sepse kanë për t’i ndarë 10 ministri. Nëse VV ka kërkuar shtatë ministri, atëherë si LDK me vetëm një deputet më pak, me tri ministri do ta ketë problem ta realizojë programin e saj qeverisës.

Është koalicion i natyrshëm sepse edhe votuesit e LDK-së dhe VV-së kanë pasë përafrim të qëndrimeve. Dallimet ideologjike do të përmirësonin nivelin e qeverisjes. Nuk është shoh si koalicion të panatyrshëm”, ka thëksuar Paçarizi./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera