Lajme

Paçarizi për videon e VV-së: Mesazhi i saj është ‘nëse nuk dorëzoheni, ne ju shkelim’

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 04 October 2022

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, vlerëson se mesazhi i vetëm i videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje që akuzonte pushtetarët është që kërkesë për armiq të tjerë.

Paçarizi, në Rubikon, thotë se kjo video përçon mesazhin ndaj opozitës se ‘nëse ju nuk dorëzoheni, ne ju shkelim’, njofton Klankosova.tv.

“Mesazhi kryesor i asaj videoje dje kishte një kërkim të armiqve, kërkoheshin armiq të tjerë. Kurti dhe Vetëvendosje sikur u kërkonin partive opozitare ‘a po më dilni fer’ duke i ofenduar. Unë nuk e kuptojë qysh një qeveri që e ka krejt aparatin në dorë si guxon me i quajt njerëzit hajna pa pasur një vendim të formës së prerë të gjykatës”.“Kurti është një lloj ekzorcisti që e nxjerr të keqën prej shpirtit të njerëzve do të thotë i pastron njerëzit nga mëkatet. Por, brenda ka njerëz që kanë qenë të akuzuar për korrupsion dhe i ka pastruar i ka në pozita udhëheqëse”.

-Advertisement-

“E them me ironi se Kurti është ekzorcist, Kurti po tregon se nuk ka njerëz rreth vetës dhe kjo video e shpërfaqë krejt mungesën e dijes brenda kësaj qeverie. Mesazhi që e përçon kjo video është ‘nëse ju dorëzoheni, ne ju shkelim’”, tha Paçarizi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera