Lajme

Pabarazia gjinore, IKD: Drejtësia ka nevojë për më shumë gra

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 13 April 2023

Më mira janë, por jo sa duhet. Kështu pak a shumë ishte përkufizimi që iu bë punë së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin që shkoi.

Bazuar në raportin “Sfidat në administrimin e gjyqësorit” që e publikoi të enjten Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Miratimi i akteve nënligjore që është njëra nga detyrat kryesore të Këshillit gjyqësor të Kosovës ka shënuar progres në raport me vitin 2022 me vitet paraprake. KPK nuk ka arritur ende të miratojë të gjitha rregulloret që e ka obligim të përcaktuar në planin e punës”, tha Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

-Advertisement-

Anash në hulumtim nuk u la as sistemi Prokurorial, të metat që u gjetën u përmblodhën në raportin “Keqmenaxhimi i sistemit Prokurorial”. Një nga to është pabarazia gjinore nëpër prokurori, por edhe gjykata.

“Vetëm me 35% deri sa në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës me rreth 36%, mirëpo as përfaqësimi i grave në sistemi gjyqësor nuk është reflektuar në përqindjen e grave në pozita udhëheqëse”, deklaroi Shala.

E gjithë qytetarët, pa dallim gjinie, u tha se kanë problem të qasen në dokumente publike.

Pengese e përmasimit në këtë problem e të tjerat me çka përballet sistemi drejtësisë doli të jetë buxhetit, që nuk po mjafto në përmbushjen e obligimeve të caktuara ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera