Pa votat e AKR-së, LDK-ja nuk mund ta sigurojë shumicën në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus
07:51 | 29 April 2020
Të mërkurën do të finalizohen marrëveshjet e koalicionit qeverisës, ka paralajmëruar Avdullah Hoti, i nominuar i Lidhjes Demokratike (LDK) për kryeministër të ri.
Negociatat e fundit i kanë mbetur me Aleancën Kosova e Re (AKR), dy deputetët e së cilës konsiderohet të jenë përcaktues për ta bërë shumicën.
Hoti ka thënë të martën se një ditë më vonë do ta zbulojë edhe përbërjen e Qeverisë që synon ta ndërtojë.
“Besoj se shumë shpejt do të përmbyllen të gjitha marrëveshjet, e shpejt do të dalim para deputetëve për ta votuar Qeverinë e re”, ka thënë Hoti. “E them me kënaqësi që bisedat janë përmbyllur në masë të madhe, sepse dakordimi ka qenë më herët”.
Ai ka theksuar se do të jenë marrëveshje që marrin parasysh peshën specifike që ka secili prej partnerëve të koalicionit që synon ta ndërtojë.
“Jemi të vetëdijshëm që do të marrim qeverisjen në situatë bukur të vështirë me pandemi, me nevojën që shpejt të intervenojmë në ekonomi e të kthejmë miqësitë që janë lënduar javëve e muajve të fundit. Jemi të vetëdijshëm, por jemi përgatitur me ekip të shkëlqyeshëm. Besoj që nesër do të përmbyllim të gjitha çështjet e të dalim me përbërjen e Qeverisë së re”, ka thënë Hoti. “Jemi takuar me disa prej partnerëve, jemi duke finalizuar komplet detajet. Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie”.
Mbështetur në deklarimet e deritashme, marrëveshjet veçse janë finalizuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që i ka 13 deputetë, me Listën Serbe (LS) që i ka 10, me Nismën Socialdemokrate që i ka 4 dhe me partitë e komuniteteve joserbe, që mund t’i sigurojnë më së shumti 9 prej 10 deputetëve të tyre. Bashkërisht ky numër mbërrin në 60 deputetë, meqë 4 nga 28 deputetët e LDK-së, edhe ishin kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, e edhe pro një Qeverie të re me subjekte që e përbënin koalicionin PAN të mandatit të shkuar – AAK-në dhe Nismën.
Çelës i zgjidhjes në këtë situatë janë parë dy deputetët e AKR-së, parti kjo që një ditë më parë theksoi se nuk do të ishte pjesë e Qeverisë së re, por që të martën kreu i saj, Behgjet Pacolli, i cili është edhe deputet, kërkoi të kthehej në Kosovë.
Me t’u konfirmuar rastet e para të prekura me SARS-CoV-2, virus i cili e ka “mbyllur” botën, Pacolli ka fluturuar për në Zvicër. Ndërkohë, LDK-ja kishte iniciuar mocion mosbesimi kundër Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me të cilën ndodhej në koalicion. Partia e Pacollit nuk e kishte mbështetur mocionin.
Megjithëkëtë, kreu i AKR-së të martën ka kritikuar Qeverinë në detyrë, për siç ka thënë, barrierat e vëna për t’u kthyer në Kosovë, në kohën kur janë duke u bërë përpjekje për ta formuar Qeverinë e re.
“Është tronditëse kjo që po ndodh me mua. Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shëndetësore, diçka që ua dëshmova me dokumente, më pengojnë të vij në Kosovë”, ka deklaruar Pacolli. “Anulimi i lejes së uljes në Aeroportin e Prishtinës për aeroplanin tim është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës sime për të lëvizur”.

Të tjera
-
Diçka e çuditshme u shfaq sonte në qiell
Një rreth misterioz është shfaqur sonte në qiell. Fotografitë që shihni ja...
-
Kur agresori maskohet si viktiḿë
Autor: Prof. Dr. Asoc. Arben Fetoshi – Drejtor Çka fshihet pas narrativës ...
-
Komisionerja e BE’së i uron Shqipërinë dhe RMV’në që po e hapin shtegun për marrjen e parafinancimit nga Plani i Rritjes
Marta Kos, komisionerja e Bashkimit Evropian ka përgëzuar Shqipërinë si dhe M...
-
“Personalisht nuk kam vija të kuqe – Kurti ofendoi, nënçmoi, ndërtoi murin kinez”, Quni për koalicionin e mundshëm LDK-VV
Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se ai personalish...
-
“Veç një trim është, ai është në burg, e ka emrin Hashim Thaçi”, Baton Haxhiu thotë se mungon guximi politik te partitë
Baton Haxhiu, gazetar, në “Pressing” të T7, ka kritikuar elitën aktuale polit...
-
Instituti Atlas propozon heqjen e TVSh-së në faturat e energjisë elektrike: Do të ulte çmimin e rrymës me 44%
Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çm...
-
Drejtori i inteligjencës finlandeze vizitoi Kosovën
Drejtori i inteligjencës finlandeze, gjeneral-brigadier Pekka Turunen ka qënd...
-
AUV merr vendim: Vendosen ndalesa të importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre që kanë origjinën nga Sllovakia
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisw ka marrw vendim qw tw bwjw ndalesw tw të...
-
Zelensky: Duket se Putin i frikësohet vetëm Trumpit
Ndërsa bisedimet e mundshme për armëpushimin vazhdojnë në Arabinë Saudite, re...
-
Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit
34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e...
-
Vrḁsjet e fundit në Kosovë, Tahiri: Na duhet një ligj i fortë për armët pa leje
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar për vras...
-
MPJD: 26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, mirënjohje e thellë për aleatët
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar një komunika...