Lajme

Pa ushtri, shteti i Kosovës nuk do të ekzistonte

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 14 December 2018

Historikisht, pa ushtri shteti i Kosovës nuk do të ekzistonte. Ishte ushtria jonë e organizuar revolucionare së bashku me ndihmën e miqve tanë të përjetshëm që na fitoi lirinë nga Serbia. Në këtë respekt historik, vlera e forcës ushtarake është vërtetuar.

Kështu u shpreh në urimin e tij për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, deputeti Fatmir Xhelili, transmeton Gazeta inFokus.

“Sot, me po këtë mbështetje të miqve të popullit të Kosovës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës votuam pakon e ligjeve që mundësojnë krijimin e Forcës së Sigurise së Kosovës. Me këtë votë kurorëzohen gjithë përpjekjet dhe sakrificat e popullit tonë për arrijtjen e këtij synimi.

-Advertisement-

Duke nderuar dhe kujtuar gjithë ata burra dhe gra që dhanë jetën për këtë ditë, me zemer plot votova edhe në emër të tyrë për këtë fitore të shtetit tonë.

Të gjithë së bashku duhët të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e mëtejmë profesional dhe organizativ të FSK-së. Profesionalizmi i kësaj force do të ndihmoj dhe kontribuoj në paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Xhelili./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera