Lajme

Pa shenja jetë gjendet një person në një lokal të Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 14 October 2020

Një person është gjendur pa shenja jetë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, shkruan Gazeta Infokus.

Trupi i viktimës është gjendur në një lokal të këtij qyteti.

-Advertisement-

“Rasti ka ndodhur dje. Ne jemi informuar se është gjetur i vdekur një roje që ka qenë duke e siguruar një objekt afarist në fund të rrugës “Vëllezërit Gërvalla”, ka vdekur në një. Pronari i lokalit na ka njoftu ne edhe ekipet mjekësore, të cilat e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është i moshës 60-vjeçare”, ka thënë Hajdini.

Përderisa sipas tij vdekja dyshohet se është natyrale, meqenëse dyshohet se viktima ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera