Lajme

Pa rrogat të korrikut, vazhdon protesta e minatorëve të Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 11 August 2023

Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg, të cilët kanë nisur të enjten protestën shkaku i mos realizimit të pagave me kohë për muajin korrik, kanë vazhduar me protestën e tyre edhe gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, Destan Kërleshi, nënkryetar i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës në Stantërg.

Sipas tij, minatorët kanë kërkuar nga kryeshefi ekzekutiv ose dikush nga Bordi që t’i takojë ata dhe t’ju japin sqarime rreth situatës me paga, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

-Advertisement-

‘Edhe sot vazhdon protesta e minatorëve si pasojë e pakënaqësisë për mos pagesën e pagave nga muaji i kaluar”, ka thënë Kërleshi.

Minatorët në Mitrovicë patë hyrë në grevë edhe një muaj më parë, në korrik për mos ekzekutimin e pagave të muajit qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera