“Pa rroba lejoheni, por pa maska jo”/ Policia Çeke qorton “ashpër” nudistët
Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 08 April 2020
Si pasojë e koronavirusit maskat janë kthyer në një “aksesor” të detyrueshëm.
Mirëpo një grup nudistësh në Republikën Çeke, duket se i kanë “injoruar” këto masa dhe kanë shfrytëzuar temperaturat e larta, për të ekspozuar trupin e tyre në diell. Por ky veprim i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga autoritetet policore, të cilët i kanë qortuar dhe këshilluar, që maskat në këto kohë pandemie, janë të detyrueshme të vihen.
“Fatkeqësisht grupi i nudistëve ishin të shumtë në numër dhe disa madje nuk kishin as maskë. Qytetarët mund të jenë pa rroba në vendet e përcaktuara për këtë qëllim. Por ata duhet të kenë gojën e tyre të mbuluar dhe të kufizojnë numrin e personave që frekuentojnë të tilla ambiente”, tha zëdhënësja e policisë Markéta Janovská.
Ndërkaq, Republika Çeke lejon qytetarët që të qëndrojnë nudo në zonat e përcaktuara, por me rregullat e reja të vendosura si pasojë e koronavirusit, nuk lejohet që më shumë se dy persona të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, aq më pak pa maska në fytyrë. Megjithatë, këtë herë grupi i nudistëve vetëm sa u këshillua nga policia dhe nuk morën gjoba.
Të tjera
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...
-
RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares
Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin ...
-
Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa
Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mes...
-
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit dip...
-
Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin...
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...