Pa prezencën e mediave dhe publikut, të hënën fillon puna në gjykata
Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 29 May 2020
Të hënën fillon puna në gjykata pa prezencën e mediave dhe publikut.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së, nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19, ka mbajtur takimin e radhës, ku u diskutua rreth gjendjes aktuale me situatën Covid-19 në sistemin gjyqësor, planet e Këshillit lidhur me fillimin e punës në gjyqësor, si dhe prioritetet që do të përcaktohen për trajtimin e rasteve gjyqësore.
Sipas një komunikate të këshillit, pas shumë diskutimeve dhe duke u bazuar në heqjen e kufizimeve të lëvizjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim që nga 1 qershori të fillojë puna në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, por pa prezencën e mediave dhe publikut, duke zbatuar rekomandimet e IKSHP për masat kundër virusit COVID-19.
“Vendimi i plotë do të publikohet sapo të jetë gati. Anëtarët e KGjK-së, aprovuan draft propozimin për Planin emergjent për menaxhimin e krizës të përgatitur nga Komisioni për Administrimin e Gjykatave dhe Komisioni për Çështje Normative, qëllimi i të cilit është sigurimi i mbarëvajtjes së punës në sistemin gjyqësor të Kosovës duke iu përshtatur rrethanave emergjente. Gjithashtu, ky Plan mund të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e krizave në të ardhmen duke përfshirë situatat e tjera emergjente shëndetësore, katastrofat natyrore apo rrethanave të kërcënimeve të sigurisë. Gjatë këtij takimi, Këshilli aprovoi njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme – SKGjK, për pensionimin e tre gjyqtarëve, dy nga Gjykata e Apelit në Prishtinë dhe një në Gjykatën Themelore në Prizren-dega në Dragash.Anëtarët e KGjK-së, shqyrtuan propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për caktimin e ushtruesit të detyrës së Administratorit të Gjykatës dhe dhanë pëlqimin që Drejtori i SKGjK-së të nxjerr vendim për caktimin e ud i Administratorit. Po ashtu, gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm të Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, raportoi për punën e SKGjK-së, për vitin 2019 dhe periudhën janar-maj 2020”, thuhet në njoftim.
Në fund, u aprovua propozimi që gjykatat në Kosovë të mbajnë evidencë dhe të lëshojnë certifikata për personat të cilët janë shpallur fajtorë me aktgjykim të formës së prerë. Ndërsa, pa prezencën e mediave u shqyrtua kërkesa për themelimin e një paneli hetimor.
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Martin Berishaj do të duhej të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ...
-
Petkoviq takohet me ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur vullnet për zgjidhje rreth dinarit
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ...
-
Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori
Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të ...
-
Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së pre...
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...