Fun & Video

Pa pantallona në metro/ Nisma në qytetin e New York

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 13 January 2020

Pa pantallona në metro. Qyteti i Nju Jorkut ka parë edicionin e 19 të eventit të përvitshëm, që ka filluar që në vitin 2002, pikërisht në këtë qytet dhe që është përhapur më pas në 60 qytete të tjera të botës që nga 2013.

Eventi i përvitshëm është një ditë ku njerëzit i drejtohen metrosë, pa veshur pantallona dhe organizohet nga Improv Everywhere, me koordinatorë në qytetet e tjera të botës. Ky event, mbahet cdo vit në fillim të janarit dhe data njoftohet vetëm në dhjetor.

Për të parën herë, eventi u mbajt në 2002 në qytetin e Nju Jorkut. Në 2006, 150 persona morën pjesë në Nju Jorkl dhe tetë prej tyre u prangosën për sjellje të parregullt, por më pas akuzat u rrëzuan. Që nga 2013, eventi mbahet në 60 qytete të botës. Për herë të parë, ai u mbajt edhe në moskë, në janar 2016.

-Advertisement-

Pjesëmarrësit atje u hetuan nga policia të akuzuar për trazira të rendit publik. Sidoqoftë, reagimet më të shumta janë ato sipas të cilave, akuzat nuk kanë vend për sa kohë që qëllimi i organizatorëve është që ti bëjnë njerëzit të qeshin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera