Lajme

Pa BE-në Britania në krizë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 21 March 2018

Britania  e Madhe  e ka të vështirë të mbajë sigurinë e vendit në rast se nuk arrinë një marrëveshje për mirëmbajtjen e politikave të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Bashkimin Evropian.

Ky paralajmërim është bërë nga Komiteti për Punë të Brendshme i Britanisë, ku ndër tjerash u shpreh edhe shqetësimi i tyre lidhur me vështirësitë që mund të hasen gjatë arritjes së marrëveshjes, shkruan Infokusi.

Qeveria britanike ka bërë publike se edhe pas Brexitit dëshiron që t’i vazhdojë politikat e përbashkëta me BE-në në fushën e sigurisë, duke negociuar një traktat dypalësh. Kjo do të thotë se Britania mund të mbetet pjesë e Europol-it dhe skemave evropiane që lehtësojnë shkëmbimin e të dhënave për krimet.

-Advertisement-

Komiteti po ashtu ka kritikuar qeverinë e vendit për shkak të mungesës së planeve të qarta. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera