“Pa miratimin e fëmijëve nuk pranoj asnjë partner!”/ Arjola Demiri zbulon detaje nga jeta private
Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 11 Korrik 2024
Familja dhe karriera janë dy akset kryesore në jetën e Arjola Demirit. Po dashuria? Për aktoren duket se momentalisht nuk gjen vend në hapësirën e saj të cilën ua ka kushtuar totalisht 3 njerëzve që u ka dhënë frymë, fëmijëve të saj.
Në podcast-in “Mami Evita”, Arjola foli pikërisht për këtë dashuri e përkushtim të madh ndaj tyre, sfidat e mëmësisë, afrimitetin dhe shndërrimin e marrëdhënies në pika të caktuara. Ajo nuk i lë jashtë karrierës së saj pasi u kërkon gjithnjë mendim, por çfarë do të bënte nëse do t’u prezantonte një partner dhe ata, 3 personat më të rëndësishëm për të, nuk do ta aprovonin?
Biseda
Arjola Demiri: Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë, s’ka shans!
-Pra u merr mendim ti?
Arjola Demiri: Duhet të jenë fëmijët e mi që ta pëlqejnë. Shiko, deri më tani nuk ka ndodhur. Unë nuk u kam prezantuar kurrë askënd. Te kjo pjesë po, kam qenë shumë fanatike dhe kam dashur që asgjë në botë të mos e cungojë rritjen e tyre. Mendoj që kanë vuajtur mjaftueshëm, mendoj që kanë pasur edhe aa periudha të vështira bashkë me mua, sigurisht edhe me prindin tjetër dhe kam dashur që t’i shëroj dhe nuk kam dashur ndoshta…
-Mendon që fëmijët janë ata që do të vendosin nëse është okej dikush për ty, jo ti?
Arjola Demiri: Për shembull, Helga ka qenë një rast këtë vit që më tha ‘mami, a nuk ndihesh vetëm?’ dhe e kuptova që ka filluar të rritet, ta kuptojë dhe shpeshherë Rubini me shaka kur unë nuk i kushtoj rëndësi thotë ‘ti po flet me të dashurin’ dhe unë që jam ‘shikoje!’ Nuk kam lënë asnjëherë rast që ata të ndihen të cunguar.
Arjola shton se pa u siguruar që ata kanë gjetur rrugën e tyre në jetë, nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa të tillë. Megjithatë, krahas dashurisë së pakufishme të tyre e lidhjes së ngushtë, ajo nuk e mohon që e ndien nevojën e një partneri.Më mungon prezenca e një mashkulli, më mungon ndoshta dashuria, partneriteti më shumë për ta ndarë me dikë, për të pasur dikë.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
































