Lajme

Pa maska e doreza, Vjosa Osmani feston ditëlindjen në Kuvend (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 18 May 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po feston ditëlindjen me stafin e saj në hollin e Kuvendit.

Pa maska, doreza e shumë afër njëri tjetrit kjo festë po zhvillohet brenda njërit prej Institucioneve më të rëndësishme të shtetit, pa respektuar asnjë nga masat për parandalimin e përhapjes të pandemisë së coronavirusit.

Krejt kjo, pavarësisht  thirrjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që të vazhdohet me këto masa sepse virusi ende gjendet në mesin tonë.

E një apel të tillë IKSHPK-ja e ka bërë vetëm tre ditë para festës së të parës së legjislativit.

Aty bëhet thirrje që të vazhdohet të mbahet distanca dhe maskat, shkruan gazeta inFokus.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa”, thuhet në thirrjen e bërë nga IKSHPK-ja./Gazeta inFokus/ 

Të tjera