Rozë

Pa make-up dhe e veshur thjeshtë, ylli 55-vjeçar nuk njihet rrugëve të Los Angeles (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 01 June 2023

Ylli i Baywatch, Donna D’Errico, thuajse nuk njihet teksa ecën rrugëve në Los Angeles. Aktorja e famshme ishte e veshur me një jumpsuit të bardhë me rripa, të cilin e kishte kombinuar me një palë atlete.

55-vjeçarja gjithashtu mbante në kokë një kapele po në ngjyrë të bardhë. Aktorja u pa duke ngrënë boronica teksa ecte me djalin e saj, kompozitorin e filmit Rhyan D’Errico.

“The Sun” shkruan se ata kaluan më shumë se një orë duke shëtitur në Ditën e Përkujtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Edhe pse ajo poston shpesh foto të egra në “Instagram”, Donna kishte një pamje më të natyrshme teksa ishte pa grim.

Ndërkohë kujtojmë se nga viti 1996 deri në 1998, ylli pati një rol kryesor si Donna Marco në dramën hit të plazhit.

55-vjeçarja njihet më së shumti për postimin e fotove magjepsëse me bikini dhe të brendshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera