Pa libra dhe pa librari, Klina planifikon të nisë vitin shkollor me tekste të vjetra
Autori: Gazeta inFokus
11:39 | 31 August 2023
Vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit ka vënë në pah një mori problemesh nëpër komuna, ku shtatë prej të cilave nuk kanë madje as librari. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Komuna e Klinës, e cila po planifikon që vitin e ri shkollor ta nis me libra të vjetër. Në anën tjetër, qytetarët ankohen se shteti nuk po dëshiron t’i blejë librat për filloristët.
Se këtë vit shkollor ka vështirësi në pajisjen me tekste shkollore thotë edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu, i cili thotë se gjendja është sfiduese pasiqë ka mungesë të librave dhe pamundësisë që nxënësit të pajisen me libra për një periudhë kaq të shkurtë.
Si zgjidhje të vetme Sejdiu konsideron të jetë fillimi i vitit me librat e gjeneratave të kaluara.
“Me javë të tëra ne e shohim që nuk funksionon, unë kam pasur edhe shumë telefonata për shkak se duhet me i prit deri në orët e vona për me hy ne e-Kosova për të aplikuar, ku është koha që kanë me shkuar prindërit me i ble librat me ja u sjell, e premtja erdhi kështu që ne si drejtori e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave kemi vendosur që ato librat që i kemi, po foli për librat e klasës së pestë, është mirë që kur vijnë nxënësit në shkollë edhe ende nuk kanë mundur të aplikojnë dhe me ia siguruar mjetet, është mirë që së paku ne në orën e mësimit me ia jap librat deri sa ata t’i blejnë ato me para të rimbursuara. Uroj që prindërit mos të kenë sfida të tilla. Ne si komunë e kemi vërejtur se për çdo vit në bie numri i nxënësve për shkak që prindërit migrojnë jashtë”, thekson Sejdiu.
Ai thekson për KosovaPress edhe nevojën që kjo komunë ka për një librari.
“Fatkeqësisht Komuna e Klinës nuk ka librari, kemi pasur kontakte prej disa shtëpive botuese që janë në diskutim mpër të ofruar një lokacion, ku prindërit janë shumë afër dhe me i marrë librat. Tash është pikë diskutimi, unë mendoj që është shumë e nevojshme pa marrë parasysh rrethanat që i kemi… Mendoj që një ndër arsyet, mund të jetë për shkak që furnizimi i librave është bërë, shumicën e viteve që kanë kaluar, nga Ministria Arsimit, mendoj qe ajo është një ndër arsyet. Mendimi im është që gjëja më e mirë që ka ndodhur në arsim është furnizimi me libra, ka qenë një veprim shumë i mirë”, thotë Sejdiu.
Sejdiu u bënë thirrje shtëpive botuese të hapin ndonjë librari në qytetin e Klinës.
“Unë mendoj, pa marrë parasysh problemin që e kemi tash, çdo qytet është nevojshme të ketë librari dhe uroj që dikush të hap librari”, vijon ai.
Të pakënaqur me vendimin e MAShTI-t janë klinasit.
Po ashtu, edhe qytetari nga Klina, Bajrush Osmani, tha se shteti duhet t’i blejë librat e fëmijëve.
“Shpenzime, nuk kemi me çka (t’i blejmë librat), punë jo, kurrgjë jo, asgjë jo, shteti duhet me organizuar me i ble librat e fëmijëve për shkollë se nuk kem na as librari të shkollës nuk këtu në Klinë, po kemi aplikuar po nuk kem mundësi me na i ble ata duhet me i ble vet”, thotë Osmani.
Se shteti nuk po i siguron librat për fëmijët problem për prindërit e cilëson edhe Fitore Zemaj, e cila tha se shteti nuk po dëshiron t’i blejë librat për fëmijët.
“Nuk është vendim i mirë, për prindërit është e dëmshme duhet shteti me i siguruar jo prindi, qysh s’ka shpenzime kur i ka dy tre fëmijë ka shpenzime edhe mirë nuk din kah me ec, qysh s’duhet po nuk po duan”, u shpreh Zemaj.
Kujtojmë se në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit mori vendim që shteti të mos i shpërndajë librat në bazë të praktikave të kaluara, por që paratë për blerejn e librave të ua japë vetë prindërve.

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...




































