Rozë

Pa komplekse/ Modelja e njohur zbulon ku ka bërë ndërhyrje estetike (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 02 June 2021

Modelja Kejvina Kthella është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbiz-it, e cila tërheq shpesh vëmendjen me pozat e saj në rrjete sociale.

Ajo është një ndër emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Është fjala për ish-velinën, Kejvina Kthella, e cila me çdo postim që bën në rrjetet sociale, tërheq menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Modelja e njohur herë pas here ndan me ndjekësit e shumtë foto e video ku shfaqet shumë provokuese e seksi.

-Advertisement-

Por së fundmi, Kejvina ka vendosur që të zbulojë se ka kryer një ndërhyrje estetike. Ajo ka postuar në “Instastory” një video, ku pa kompleksi lë të kuptohet se ka bërë një ndërhyrje në buzë.

“Buzët si qershi nga (emri i doktorit italian)”, ka shkruar modelja të cilës mesa duket po i pëlqejnë aq shumë buzët e saj “të reja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera