Lajme

Pa distancë e pa maska në autobusët e linjës Gjilan-Prishtinë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 12 October 2020

Vendosja e maskave e mbajtja e distancës është obligative në Kosovë për shkak të mbrojtjes nga pandemia Covid-19.

Madje tani janë të caktuara rregullat për sektorë të veçantë.

Vendosja e maskave dhe mbajtja e distancës është e obligueshme gjatë udhëtimit me autobus, por janë disa kompani e disa linja që nuk po e respektojnë këtë kërkesë të institucioneve, shkruan gazeta Infokus.

“Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre, sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Por në linjën Gjilan-Prishtinë këto masa anti Covid nuk po gjejnë zbatim.

Në disa fotografi të siguruar nga Gazeta Infokus shihen udhëtarët të cilën nuk janë duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19. /Gazeta Infokus/

Të tjera