Lajme

Pa çadër me vete mos dilni, ditë me shi edhe sot

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 20 November 2022

Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

-Advertisement-

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera