Lajme

“Pa AKS-në, procesi i normalizimit të marrëdhënieve është ‘i vdekur’”

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 07 March 2018

Qeveria e Kosovës nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për hartimin e Statutit të Bashkësisë së komunave serbe edhe pse delegacioni i Prishtinës në Bruksel siguroi se kjo do të ndodhë.

“Nuk do të merren vendime jashtë kuadrit kushtetues”, është thënë nga ana e Qeverisë së Kosovës, shkruan Sputnik.

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë, ka thënë se Prishtina nuk e kupton se kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel dhe duhet plotësuar.

-Advertisement-

“Ata duan ta injorojnë Asociacionin, ta lënë pa ndonjë pushtet, dhe në këtë mënyrë të anulojnë marrëveshjen e Brukselit”, ka deklaruar Drecun, transmeton lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se Serbia vazhdimisht ka paralajmëruar Prishtinën, Brukselin dhe bashkësinë ndërkombëtare se pa Asociacionin i gjithë procesi i normalizimit të marrëdhënieve është ‘i vdekur’.

“Është Brukseli që i sponsorizon këto bisedime dhe Bashkimi Evropian duhet reaguar. Nuk mund të sillen kaq jozyrtarisht kur Prishtina shmang me vite detyrimin për të formuar AKS-në”.

Drecun ka theksuar se Beogradi ka përmbushur gjithçka që ju ka dhënë dhe tani radhën e ka Prishtina.

“Brukseli dhe Uashingtoni kanë mundësi të mjaftueshme dhe duhet ta detyrojnë Prishtinën të pranojë marrëveshjen”, është shprehur ai.

Delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës zhvilluan bisedime teknike në Bruksel në fund të shkurtit, ku temë kryesore ishte themelimi i AKS-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera