Sport

“Ozil është i klasit botëror, por ai nuk ka të ardhme në Arsenal”

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 31 March 2020

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Andrey Arshavin ka thënë se nuk e sheh Mesut Ozilin në planet afatgjata të Mikel Artetas, shkruan Gazeta inFokus.

Ozil është ende një “lojtar i klasit botëror”, por ai nuk ka të ardhme në Arsenal, sipas Andrey Arshavin, i cili mendon se mesfushori “ngadalëson lojën” shumë shpesh.

“Si lojtar, natyrisht, unë e respektoj atë. Mesut është një lojtar i klasit botëror,” tha ish-sulmuesi i Arsenalit.

-Advertisement-

“Por për mua personalisht ai ngadalëson lojën. Unë do të preferoja të përdorja një lojtar tjetër”, deklaroi Arshavin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera