Sport

Ozil është gati për të luajtur kundër Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 22 August 2019

Mesut Ozil është gati për ta bërë paraqitjen e tij të parë këtë sezon për Arsenalin pasi që këtë javë ka stërvitur më skuadrën rregullisht pas sulmit me thika nga një bandë e hajnave në Londër

Asi gjerman ka munguar dy ndeshjet e para të sezonit për shkak të sigurisë personale të tij, por ishte jashtë këtë javë për shkak të një sëmundje.

Arsenali po shpreson që të merr fitoren e tretë me radhë nga tri ndeshje, kurse këtë javë ka një punë të vështirë ku do të ndeshet me Liverpoolin.

-Advertisement-

Trajneri Unai Emery do të jetë gati për ta marrë me vete plejmejkerin e tij nëse ka nevojë pasi që Gunners kanë konfirmuar se ai ka stërvitur normalisht me tërë skuadrën.

Por, Ozili më shumë gjasë nuk do të startojë pas paraqitjes mbresëlënëse të Dani Ceballos kundër Burnley.

Spanjolli ishte lojtari i ndeshjes në këtë paraqitje dhe duket se do ta mbaj vendin me skuadrën e parë të Arsenalit.

Emery po ashtu ka marrë një lajm të mirë për mesfushën pasi që mesfushori, kosovari Granit Xhaka po ashtu është gati për të startuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera