OVL-UÇK: Ata që e ndalën zhbërjen e Speciales do t’i dënoj historia!
Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 08 February 2018
Iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale dështoi. Ndërkohë që drejtues të institucioneve të vendit janë pajtuar me faktin se shumë shpejt do të nisin edhe aktakuzat e para kundrejt disa personave të dyshuar. Megjithatë, Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së nuk e kanë në plan të dorëzohen.
I pari i kësaj organizate, Hysni Gucati thotë se nuk do të tërhiqen dhe se fjalët që i kanë thënë do t’i mbajnë.
Sipas tij, politikanëve u është dhënë mundësia të përmirësojnë gabimin e bërë dikur. Gucati shprehet i bindur se këtë gabim nuk do t’ua falë as historia.
“OVL e UÇK-së nuk është tërhequr dhe ne e kemi kryer punën tonë. Ne e kemi dorëzuar peticionin me 16 mijë nënshkrime dhe fjalët e burrit janë fjalë të burrit, s’ka mos me i mbajtë fjalët e veta.
Sa i përket politikanëve nuk e kam ndërmend të merrem me ta, ne punën tonë e kemi kry dhe ua kemi jep mundësinë që ta përmirësojnë gabimin që e kanë bërë dikur.
Ata duhet ta dinë se atë gabim nuk do t’ua falë historia.”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline. Gucati konsideron se Gjykata Speciale është e padrejtë me luftëtarët e UÇK-së.
“Unë sapo të kthehem nga Zagrebi do ta thërras kryesinë dhe do të vendosim për hapa të mëtutjeshëm. E kam thënë dhe po e them prapë, Gjykata Speciale është e padrejtë me luftëtarët e UÇK-së”, ka theksuar ai.
Ndryshe vlen të kujtojmë se më 3 gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës pati miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale, pa praninë e partive opozitare.
Ligji për Gjykatën e Posaçme është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...