Lajme

OVL e UÇK’së: Drejtësia po bën krim të rëndë me gjykimin e luftëtarëve të UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 19 November 2020

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftëës së UÇK’së, Faton Klinaku, e ka cilësuar si të padrejtë gjykimin e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjykimi i shqiptarëve para serbve për krime lufte është një krim në vetvete.

Tutje, ai ka rikujtuar qëndrimin e kësaj organizate karshi Gjykatës Speciale.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës.

Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera