Lajme

OVL e UÇK-së nuk ka informatë për arrestimin e Salih Mustafës nga EULEX

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 24 September 2020

Mëngjesin e kësaj të hëne ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa raportohet që është arrestuar nga EULEX.

Ai raportohet që është nisur për në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me OVL-UÇK-në, për ti pyetur se a kanë ndonjë informatë në lidhje me këtë arrestim.

-Advertisement-

Megjithatë nga Organizata e Veteranëve të Luftës thonë që informatat e vetme që i kanë janë nga mediat.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me familjen e Salih Mustafës, shkruan Gazeta Infokus.

Vajza e Mustafës i ka thënë Infokusit se nuk mund të japin asnjë informatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera