Lajme

OVL e UÇK: Ambasadorët e Quint-it mos të bëjnë presion ndaj deputetëve, të procedohet iniciativa për shfuqizim të Speciales

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 19 January 2018

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka bërë të ditur se vazhdon të jetë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale, pasi që sipas tyre kjo gjykatë është e njëanshme.

Përmes një komunikate për media ata kanë bërë të ditur për opinionin se kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë krijimin e një gjykate vendore, e cila do të merrej me gjykimin e të gjitha krimeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë.

Komunikata e plotë:

-Advertisement-

Ne si OVL UÇK, ishim dje dhe jemi edhe sot për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sepse konsiderojmë se kjo gjykatë është e njëanshme, prandaj përmes kësaj komunikate i bëjmë me dije opinionit publik se ne si veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër drejtësisë dhe organeve të saj, por kemi qenë dhe jemi kundër padrejtësive që po na shkaktohen si popull viktimë e luftës së fundit në Kosovë, sepse siç e dini, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë në vazhdimësi që të krijohet Gjykatë vendore, e cila do të merrej me gjykimin e të gjitha krimeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë.
Sa i përket kësaj, i lusim Ambasadorët e shteteve mike të QUINT-it, që të mos bëjnë presion mbi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse ata janë sovrani i votës së popullit.
Kurse, kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit dhe Kryetari i saj, që ta procedojnë iniciativën për shfuqizimin e gjykatës speciale, si obligim kushtetues që e kanë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera