Sport

Oto John mungon kundër Dritës për Superkupë

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 18 January 2021

Skuadra e Prishtinës do të ketë edhe një mungesë të madhe në finalen e Superkupës së Kosovës.

Prishtina do të luajë ndaj Dritës në Superkupën e Kosovës me 23 janar në Antalia të Turqisë.

Përveç Alban Muçiqit, i cili është i infektuar me Covid-19, tek skuadra e Prishtinës do të mungojë edhe top sulmuesi, Otto John.

-Advertisement-

Siç dihet, Otto John nuk është bashkangjitur me Prishtinën në fazën stërvitore, për shkak të problemeve që ai ka me dokumentacion, lidhur me leje-qëndrimin në Kosovë.

“Nuk jam i gatshëm të luajë në këtë ndeshje. Jam akoma në Nigeri, pasi kam probleme me dokumentacion”, ka thënë shkurtimisht Otto John për GazetaBlic Sport”.

Vlen të potencohet se si stafi i Prishtinës ashtu edhe ai i Dritës do të udhëtojnë nesër në Turqi për të vazhduar fazën përgatitore dhe për të luajtur në Superkupën e Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera