Lajme

Osmanit i ndahet çmimi “M100”, cilësohet si lidere inspiruese dhe e jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 12 September 2024

Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam.

Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf Scharping, i cili e quajti Osmanin si lidere inspiruese dhe të jashtëzakonshme, që tha se edhe është arsyeja pse ajo po nderohet me këtë çmim.

“Presidentja Osmani angazhohet vazhdimisht për lirinë dhe demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e ligjit. Ajo vazhdon rrugën e paraardhësit të saj të madh, Ibrahim Rugovës. Trashëgimia politike e Presidentit Rugova ruhet në personalitetin e saj dhe se, siç thuhet në Kosovë, ajo vazhdon të jetojë në frymën e “Rugovizmit”, shtoi ai.

-Advertisement-

Gjatë prezantimit të saj u tha se nën udhëheqjen e Osmanit, Kosova ka shënuar progress të palëkundër në luftën ndaj korrupsionit, forcmit të sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të grave dhe pakicave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera