Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti

Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 02 July 2022
Presidentja Vjosa Osmani javën që shkoi ka vizituar shtetin e Tajlandës dhe u takua me liderët shtetërorë atje. Në një intervistë dhënë mediumit “Bangkok Post”, shefja e shtetit ka deklaruar se janë duke u diskutuar hapat e ardhshëm që Tajlanda t’i heqë vizat për kosovarët.
“Ne po diskutojmë që ta heqim regjimin e vizave që kosovarët ta vizitojnë Tajlandën pa pasur nevojë të pajisen me vizë dhe tajlandezët mund ta vizitojnë Kosovën dhe rajonin tonë në evropën juglindore pa viza. Kjo do të ishte një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte më shumë bashkëpunim dhe vizita nga tajlandezët, të cilët do të fitonin më shumë njohuri për Kosovën dhe anasjelltas”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka thënë se Kosova do të ishte destinacion ideal për bizneset tajlandeze që të investojnë.
“Potenciali jonë njerëzor është numër një sepse jo vetëm që jemi të rinjë por jemi të aftë për teknologjinë, shumëgjuhësh, të kualifikuar dhe të edukuar”, është shprehur Osmani.
Presidentja Osmani ka thënë se vizita e saj në Tajlandë tregon se Kosova kujdeset për marrëdhëniet me shtetin aziatik.
“Pra, unë jam këtu si kryetare shteti duke vizituar Tajlandën për të treguar se ne me të vërtetë kujdesemi për këtë marrëdhënie dhe gjithashtu them se shoh shumë potencial për të ndërtuar më tej gjërat, veçanërisht kur bëhet fjalë për fushën e tregtisë, turizmit dhe kështu me radhë”, shtoi ajo, transmeton Express.
Osmani ishte në Bangkok më 23–25 qershor për të marrë pjesë në Samitin Global të Grave (GSË) 2022, mes 650 delegatëve nga 52 vende të pranishëm.
Të tjera
-
Akuzat se s’ka investime, kështu thotë VV-ja se i shpërndau paratë Qeveria Kurti
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propagandojë për punët e Qeverisë. Në një ...
-
Shpallet i pafajshëm zyrtari i Komunës së Prishtinës, i akuzuar për manipulim me leje ndërtimore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për arkitektin e...
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale...