Lajme

Osmani: Vuçiqi është kopje e Putinit – ai kurrë s’e mban fjalën

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 10 May 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është një kopje e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Kështu ka thënë ajo në një intervistë për Këshillin Atlantik, ku ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit  në dialogun Prishtinë-Beograd, rrugën euroatlantike të Kosovës dhe vizionin e saj për të ardhmen e Kosovës.

“Është një moment vërtet përcaktues për demokracinë. Historikisht Rusia ka treguar interes për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Përse Rusia mund të jetë e suksesshme në këtë është sepse në Evropën Juglindore ata kanë një shtet përfaqësues dhe ai është Serbia”.

-Advertisement-

Tutje, ajo ka thënë se ekziston gjithashtu një ndikim rus në rritje në Serbi për sa i përket të gjithë sistemit të armëve.

“Në të njëjtën kohë mënyra se si përdoren të gjitha armët gjatë gjithë kohës kur Serbia dëshiron të krijojë kriza”.

“Nëse e shikojmë rolin e Rusisë, nuk mund të shohim veçmas se si po sillet Serbia, e cila është thjesht një kopjim i veprimeve të Putinit”.

“Ndërkohë që Vuçiq ndonjëherë thotë gjërat e duhura, ai kurrë nuk e mbanë fjalën. Ai bën krejt të kundërtën.

“Prandaj, shikoni veprimet e tij, ai ka shumëfishuar nivelin e bashkëpunimit me Rusinë, ka një regjim autokratik dhe i gjithë krimi i organizuar po përdoret për të destabilizuar fqinjët”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera