Lajme

Osmani viziton vendin në Reçak ku 23 vjet më parë u masakruan 45 shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 15 January 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar vendin ku u masakruan 45 persona në Reçak, para 23 viteve.

Ajo tha se dëgjoi rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës.

“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës,” shkroi Osmani në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Për të shënuar këtë ditë, presidentja, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera