Osmani viziton Klinikën e Gjinekologjisë, ku sivjet fillon Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 22 March 2023
Gjatë këtij viti në Gjinekologji do të fillojë ofrimi i shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM). Kështu kanë deklaruar sot presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilët kanë potencuar deri më tani qytetarët kanë shpenzuar me miliona euro edhe jashtë vendit për tu bërë prindër.
Ministri Arben Vitia ka njoftuar se kanë ndarë mbi 1 milion euro për blerjen e aparaturave të nevojshme.
Pas vizitës në këtë Klinikën e Gjinekologjisë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo klinikë do të fillojë të ofrojë shërbime të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, me ç’rast ka potencuar se për dekada të tëra u kanë munguar dhe kushtuar shumë qytetarëve në vend.
”Një shërbim që çifteve në republikën tonë deri më tani u ka kushtuar diku rreth 5 milionë euro dhe që tani e tutje pas procedimit edhe me blerjen e aparaturës, e cila siç diskutuam edhe me ministrin, pritet të përfundojë gjatë këtij viti. Do të jenë shërbime që do të ofrohen edhe në institucionet publike shëndetësore, në një repart i cili ishte i rinovuar dhe është tërësisht i ri dhe do të mund të ofrojë shërbime jashtëzakonisht cilësore për çiftet e reja që dëshirojnë të bëhen prindër”, ka thënë Osmani, transmeton KP.
Në takimin me ministrin dhe stafin mjekësor, Osmani ka deklaruar se kanë diskutuar edhe për mundësinë që sa më parë të trajtohet ndryshimin e Ligjit për Prokurim Publik. Sepse, siç ka thënë ajo, vonesat që bëhen në procedurat e prokurimit shkaktojnë vonesa të paarsyeshme për furnizim.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për këtë shërbim, qytetarët deri më tani kanë shpenzuar me miliona euro.
Ai ka njoftuar se MSh ka ndarë mbi 1 milion euro për kompletimin e aparaturave.
“Një investim, i cili ka filluar para një kohe dhe ka mbaruar tash para një muaji apo dy dhe në të njëjtën kohë janë bërë edhe trajnime të stafit shëndetësor edhe do të vazhdojnë ato trajnime. Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë janë ndarë mbi 1 milion e gjysmë euro për kompletimin e aparaturave që gjatë këtij viti, pacientet, çiftet nga Republika e Kosovës të kenë mundësi që këtë shërbim kaq të domosdoshëm, për të cilin janë harxhuar 5 milionë euro në Kosovë dhe miliona të tjera jashtë Kosovës”
E drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj ka folur për rëndësinë e këtij shërbimi, për të cilin ka thënë se qytetarët do të kursejnë buxhetin e tyre familjar.
“Reparti nga ana infrastrukturore është i përfunduar, presim vetëm investimet ose sjelljen e aparaturave dhe të fillojmë punën. Ne ju premtuam që nga ana jonë puna do të fillojë sa më shpejt dhe jemi të gatshëm, ndërsa edhe këta na premtuan edhe besojmë me aktivitetet që po shihen janë shumë aktiv në funksionalizimin e këtij reparti të fillojë puna sa më shpejt. Mos të themi me muaj apo me vit, por brenda këtij viti besoj që do të fillojmë punën”, ka përfunduar ai.
Të tjera
-
Rritjen ekonomike, Barami konteston shifrat e paraqitura nga ekzekutivi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, kritikoi Qeverin...
-
Policia del me njoftim si të keni kujdes nga mashtrimet nëpërmjet internetit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se janë rritur rast...
-
KFOR-i e vazhdon fushatën për martesat e hershme në Kosovë
KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Ko...
-
Maqedonci fton të rinjtë të aplikojnë në FSK: Gjithmonë besnik, gjithmonë ushtar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka bërë thirrje që të aplikojnë ...
-
Reagon ashpër avokati Mujaj: Mos e bëni të madhe se nuk po lejohet të hyjë në shkollë vajza me shami
Avokati Muhamet Mujaj ka reaguar pasi në Pejë në shkollën “Bedri Pejani” një ...
-
Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë
Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Pres...
-
Nxënësja që u largua nga shkolla shkaku i shamisë kishte njoftuar drejtorinë që do të mbulohet, publikohet letra e saj
Nxënësja e klasës së 11 e cila u largua nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë s...
-
Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur urgjentisht vlerën ...
-
I dyshuari për vrạsjen në Mitrovicë ende në arrati
Më 20 shtator të këtij viti, në Mitrovicë u vra një 45-vjeçar. I dyshuari ...
-
Tahiri: Jemi në sanksione nga BE-ja, ju them me keqardhje që ka pak optimizëm që do të hiqen këto masa
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Kryesia vendos, të enjten seanca e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator. Në ...
-
Dëshmitari: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë
Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrest...