Lajme

Osmani viziton FSK-në në ditën e fundit të vitit: Shembull i mbrojtjes së Republikës

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 31 December 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ditën e fundit të vitit.

“FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë”.

-Advertisement-

“Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera