Lajme

Osmani viziton Bondsteelin për Ditën e Falënderimeve: Lidhja jonë është më e fortë se kurrë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 24 November 2022

Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, ka shkuar për drekë sot në kampin ushtarak amerikan në Kosovë.

Vizita e Osmanit në Bondsteel u bë për Ditën e Falënderimeve, që festohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e shfrytëzoi këtë rast për t’i thurur falënderimet amerikanëve.

“Në kampin Bondsteel, ne iu bashkuam ushtarëve amerikanë për një drekë speciale të Ditës së Falenderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin vetëmohues, mbështetjen dhe ndihmën e cdo amerikani që ka shërbyer në shtetin tonë dhe përkrah nesh, përgjatë viteve. Lidhja jonë ëshë më e fortë se kurrë” , ka shkruar Presidentja në Twitter.

-Advertisement-

Falenderime SHBA-së, ajo i ka bërë edhe mbrëmë pas arritjes së marrvëeshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Ajo i dha të gjitha meritat SHBA-së, ndonëse marrëveshja u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera