Lajme

Osmani, ushtarëve të rinj: Jam krenare që jeni trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 29 December 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ka thënë se është krenari që ata do të jenë trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ndjehem e lumtur që në këtë ceremoni të veçantë ndajmë së bashku emocionet e festës dhe kurorëzimit të suksesit të madh të 325 djemve e vajzave tona të gjeneratës 2023 të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dashur ushtarë jam krenare që sot do të mbani uniformën e forcave tona jam krenare që jeni trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Duke filluar rrugëtimin tuaj me plot sfida në mbrojtjen e atdheut tonë të dashur republikës së Kosovës, ju duke përvetësuar mësime dhe trajnime jeni formësuar dhe zhvilluar në ushtarak dhe karakter që përvetësojnë idealet e shenjta të detyrës nderit dhe atdheut, të ndërlidhura me vlerat dhe standardet me të larta të ushtarakëve të vendeve anëtare të NATO-s”.

-Advertisement-

“Përmes programit ushtarak keni rrënjosur kompetencat themelore ushtarake të nevojshme për të fituar betejat në një rajon e një botë me sfida komplekse”.

“Nga sot do të betoheni për besnikëri ndaj detyrës dhe do t’i bashkëngjiteni korpusit të ushtarëve të tjerë që i shërbejnë atdheut”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera