Lajme

Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 02 June 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergio Mattarella për Ditën e Republikës, e cila festohet çdo vit më 2 qershor, me festën kryesore që zhvillohet në Romë.

“Buona Festa della Repubblica për Presidentin Mattarella dhe miqtë e aleatët tanë në Itali”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

“Jemi krenarë për lidhjen e fortë midis dy vendeve tona, të rrënjosura në vlerat e përbashkëta evropiane. Faleminderues për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite”, shtoi ajo, ku postoi edhe një foto që shihet e buzëqeshur duke shtrënguar duart me presidentin italian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera