Lajme

Osmani uron Fanajn që u zgjodh ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 14 May 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Ylfete Fanajn e cila është zgjedhur ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit.

Osmani ka thënë se Ylfetja është frymëzim për gratë e vajzat si dhe dëshmi se me punë dhe përkushtim gjithçka është e arritshme.

“Në vitin 2021, pata kënaqësinë ta takoj znj. Ylfete Fanajn, në cilësinë e kryetares së Parlamentit të Luzernit në Zvicër dhe ta përgëzoj për sukseset e saj prej vitesh në shtetin helvetik. Ajo dëshmoi zell dhe vendosmëri për përmirësimin dhe avancimin e politikave për të gjitha komunitetet pa përjashtim”.

-Advertisement-

“Sot, kam kënaqësinë ta uroj me zemër që u bë ministrja e parë kantonale me prejardhje nga Kosova, njëherësh gruaja e parë kosovare, së cilës i besohet një detyrë ekzekutive”.

Sipas presidentes, Fanaj është ndër përfaqësueset më të denja të mërgatës sonë, e cila është pjesë vitale e shtetit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera