Lajme

Osmani uron Ditën e Pavarësisë: Shteti ynë është punë e përfunduar

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 17 February 2022

Pas ngritjes së flamurit shtetëror në Ditën e Pavarësisë së vendit, ka folur para mediave presidentja Vjosa Osmani.

Osmani ka uruar të gjithë qytetarët për ditëlindjen e Kosovës, duke kujtuar ata që kanë luftuar e punuar që të festohet kjo ditë.

“Uroj qytetarët për 14 vjetorit të shtetit tonë. Edhe në këtë ditë, dua të shfrytëzoj për t’i falënderuar dhe nderuar ata që kanë dhënë gjithçka që ne ta gëzojmë shtetit tonë, duke filluar nga arkitekti i shtetit tonë, presidenti Ibrahim Rugova, duke vazhduar me mbi 3 mijë dëshmorë të udhëhequr nga komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari. Shteti ynë është punë e përfunduar. Sfidat vazhdojnë, në këto sfida duhet të qëndrojmë të bashkuar. Vetëm atëherë kur jemi të bashkuar, mund të kemi sukses.”, tha Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera